Gjig.anti evropian e transferon Mbappen për 280 milionë euro

Gjig.anti evropian e transferon Mbappen për 280 milionë euro

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Gazeta franceze ‘France Football’ shkruan se udhëheqja e Real Madrid është e gatshme të dërgojë një ofertë joshëse yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Prej kohësh ka pasur raportime se Real Madrid janë të interesuar për talentin francez, Kylian Mbappe, dhe ky interesim ka filluar të duket më serioz pas kthimit në stol të Zinedine Zidanes. ‘France Football’ ka publikuar detaje që çojnë në transferimin e Mbappes në ‘Santiago Bernabeu’.

Sipas informacioneve të kësaj gazete, Real Madrid do të ofrojë një shumë astronomike prej 280 milionë euro për Mbappen. Në ofertën për Mbappen, ‘Los Blancos’ do të jenë të gatshëm të përfshijnë edhe Iscon dhe James Rodriguezin.