Gjermani, ka pen 2.2 mln euro dr ogë, 6 të arr estuar mes tyre edhe shqiptarë

Gjermani, ka pen 2.2 mln euro dr ogë, 6 të arr estuar mes tyre edhe shqiptarë

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Autoritetet gjermane kanë sekuestruar një sasi prej 220 kg marijuanë me vlerë tregu rreth 2,2 milionë euro.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Saksonisë, Frank Shrëter, njoftoi se në pranga janë vënë 6 shtetas shqiptarë, gjermanë, turq dhe spanjollë të moshës 22 deri 45 vjeç.

Operacioni i suksesshëm për kapjen e të dyshuarve nisi në fundmuajin prill dhe ishte rezultat i hetimeve dyvjeçare.

Sasia e lëndës narkotike u gjet e shpërndarë në pesë apartamente të ndryshme në qytetet e Lajpcigut dhe Berlinit, në një magazinë në Gjermaninë Veriore dhe në një kamion-cisternë.

Dyshohet se autorët përdornin shpesh mjete të modifikuara me tonazh të madh për të trafikuar marijuanë me peshë qindra kilogramë nga Spanja drejt Gjermanisë.

Zëdhënësi i policisë tha se sasia e narkotikëve të sekuestruar ishte nga më të mëdhatë e dhjetë viteve të fundit.

Përveç drogës, në banesat e të dyshuarve autoritetet gjetën edhe 34 mijë euro në vlerë monetare.

Për Gjermaninë nuk është risi përfshirja e bandave kriminale me origjinë nga Shqipëria në kontrabandimin e drogave të forta.

Vitin e kaluar, autoritetet bënë të mundur arrestimin e 13 shtetasve shqiptarë të akuzuar për transportimin e 1,8 tonë kokainë me vlerë mbi 400 milionë euro.

Atëkohë hetimet treguan se burimi i drogës ishte Ekuadori dhe sasia ishte fshehur në një anije të ngarkuar me banane, ndërsa në vendlindje grupi kriminal kishte një strukturë të mirorganizuar me ndikim në politikë dhe veprimtaritë kriminale.