Gjen.den 300 mace që jetojnë brenda një banese të vogël

Gjen.den 300 mace që jetojnë brenda një banese të vogël

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Më shumë se 300 mace janë shpëtuar, pasi që u gjetën teksa jetonin brenda një apartamenti të vogël, në Toronto të Kanadasë Pamjet nga brenda, tregojnë se sa shumë mace gjenden, të cilat ulen në secilën qoshe që është e lirë, duke filluar nga dritaret, shkallët, tualeti dhe kuzhina, raporton gazeta britanike Metro, transmeton Gazeta Express.

“Është një mënyrë e tmerrshme për macet të jetojnë në ato kushte” tha personi që i gjeti, dhe i shpërndau fotografitë në Facebook. Macet ishin shumica të pa sterilizuara, dhe po të qëndronin aty edhe pak javë, gjërat do të dilnin nga kontrolli. Agjencia e Maceve në Toronto, e përshkroi atë si një “situatë alarmante e shëndetit të kafshëve”. Banorët e tjerë që jetonin afër, kishin lajmëruar autoritetet për shkak të aromës që vinte nga banesa. Jeanette Lawrence it ha CTV News se “Ishte aromë e fortë. E papërballueshme. Kur dilja në koridor, nuk guxoja të merrja frymë”.

Macet u shpëtuan nga apartamenti më 4 maj, dhe puna për t’i gjetur shtëpi të reja tashmë ka filluar. Ato do të vaksinohen dhe sterilizohen, në mënyrë që një gjë e tillë të mos përsëritet. Shumica e maceve ishin në gjendje të mirë, por analizat për to ende nuk kanë përfunduar për shkak të numrit të madh.