Garë e fortë për ‘Lojtarin e Vitit’ në Premierligë, këto janë nominimet

Garë e fortë për ‘Lojtarin e Vitit’ në Premierligë, këto janë nominimet

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Janë publikuar nominimet për lojtarin më të mirë të sezonit në Premierligë. Elita e futbollit anglez po kalon sezonin më emocionues në histori, kur një xhiro para fundit, dy skuadra po luftojnë për titull, dhe të dy këto ekipe kanë kaluar numrin e 90 pikëve.Bëhet fjalë për Manchester Cityn dhe Liverpool, që po kryesojnë me 95 pikë, respektivisht 94.Tre lojtarë të Liverpoolit  dhe dy të Manchester Cityt, janë në mesin e gjashtë të nominuarve për futbollistin e vitit.Në këtë listë, ka zënë vend edhe ylli i Chelsea, Eden Hazard.

Lista me lojtarët e dominuar për futbollistin e vitit:

Sergio Aguero

Eden Hazard

Sadio Mane

Mohamed Salah

Raheem Sterling

Virgil van Dijk