Fitoi lirinë me garanci 5 mln lekë, Prokuroria apelon vendimin e Martinajt me 7 akuza në ‘kurriz’

Fitoi lirinë me garanci 5 mln lekë, Prokuroria apelon vendimin e Martinajt me 7 akuza në ‘kurriz’

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin për të lënë të lirë nga qelia Ervin Martinajn i cili u vu në pranga pas vrasjes së nodhur më 4 tetor të 2018 në ish-Bllok. Mbi Martinajn rëndonin 7 akuza por vendimi për ta lënë të lirë erdhi para 5 ditësh pasi ai la në garanci një shumë prej 5 milion lekësh të rinj.

Në maskarën e ish-Bllokut mbeti i vrarë Fabiol Gaxha ndërsa u plagos vetë Martinaj dhe Elio Hato. Martinaj ishte i vetmi që ishte në burg pas vrasjes në ish-bllok. Ndaj tij momentalisht Prokuroria e Tiranës ka ngritur 7 akuza atë të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim mbetur tentative”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”,“Falsifikim të pasaportave apo letër njoftimeve”, “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, “Fshehje të ardhurash”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.