Federata zbulon gjithçka rreth finales së Kupës

Federata zbulon gjithçka rreth finales së Kupës

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka zbuluar datën dhe orën e takimit në mes Feronikelit dhe Trepçës ’89, të cilat skuadra do të përballen në finalen e Digitalb Kupës së Kosovës. Fituesi i këtij trofeu do të shkojë në kompetecionin e Europa Leagues, andaj FFK-ja e ka zgjedhur stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës s’i vendtakim të 24 majit, raporton Gazeta Express.

“Ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës’89 do të zhvillohet më 24 maj, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Këto dy skuadra u kualifikuan në finale, pasi i kaluan me sukses dy sfidat gjysmëfinale kundër Ballkanit, përkatësisht Vëllaznimit. Feronikeli synon trofeun e tretë të kësaj gare, pasi e ka fituar atë dy herë radhazi në vitet 2014 e 2015, derisa Trepça’89 synon ta fitojë këtë trofe për herë të dytë, pasi për herë të parë iu kishte gëzuar kupës në vitin 2012”, thuhet në njoftimin e FFK-së.