Eksp loruesi ndan fotografi brenda qytetit të Çernobilit pas 33 vitesh

Eksp loruesi ndan fotografi brenda qytetit të Çernobilit pas 33 vitesh

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Një eksplorues ka arritur të kapë imazhe të rrallë nga zona e Çernobilit, pasi ka shkelur rregullat e sigurisë dhe ka hyrë në qytet me miqtë e tij. Ryan Longstaff, 22 vjeç, kaloi katër ditë duke eksploruar sipërfaqen e kontaminuar 1000 kilometra katrorë prillin e kaluar, me tre shokët e tij.

Ata kishin ngrënë racione ushtarake gjatë asaj kohe dhe ngritën kamp në shtëpitë që u braktisën pas aksidentit nuklear të vitit 1986. Longstaff, nga Njukastëlli i Britanisë së Madhe, arriti të ketë qasje në zonë pasi kontaktoi dy udhëzues ukrainas, të cilët dinin se si të futeshin në zonë.

Gjatë aventurës katër-ditore, Ryan dhe miqtë e tij “mbanin shpirtin” në racione ushtarake, që përbëheshin kryesisht nga mish i konservuar viçi, proteina, petë, oriz me çokollatë, si dhe çaj dhe kafe, të përbërë nga uji që kishin marrë me vete. Grupi eksplorues gjithashtu bëri të ditur se netët ishin të ftohta, të cilat karakterizoheshin me temperatura prej -10 gradë Celcius. Megjithatë, ata arritën të përmbushnin qëllimin e tyre jetësor, duke e argumentuar kësisoj edhe nëpërmjet fotografive.