De Ligt refuzon ofertën e madhe të United, tashmë ka zgjedhur skuadrën e re

De Ligt refuzon ofertën e madhe të United, tashmë ka zgjedhur skuadrën e re

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Matthijs De Ligt duket se ka ndarë mendjen. Talenti dhe njëherit kapiteni i Ajax, ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në La Liga, te skuadra e Barcelonës.Mediet e huaja sportive raportojnë se De Ligt së fundi ka refuzuar një ofertë prej 70 milionë euro të Manchester United, për një transferim të mundshëm në ‘Old Trafford’,Dëshira e lojtarit është Barcelona, i cili dëshiron t’i bashkohet Frankie De Jong në këtë rrugë.Barcelona në janar ka arritur marrëveshje me Ajax për mesfushorin De Jong, dhe pas përfundimit të këtij sezoni, do të tentojë edhe transferimin e De Ligt.Për De Ligt, interesim ka shprehur edhe Juventus.