Basha “larg” politikës, i përkushtohet familjes (Foto)

Basha “larg” politikës, i përkushtohet familjes (Foto)

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Në këto kohë të trazuara të politikës në Shqipëri kur opozita nuk është në Parlament, por në rrugë, dhe kur tashmë ka një axhendë protestash dhe mosbindjeje civile, duket pak e vështirë ta mendosh nëse politikanët opozitarë kanë të paktën një normalitet në jetën e tyre përtej politikës.

Në fakt, po, ata vijojnë të bëjnë jetën e tyre, përtej axhendës politike të trazuar dhe një provë është edhe kjo foto e liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai është fotografuar nga paparazzi i Panorama Plus, në një nga fundjavat në Tiranë.