Bardhi: Nga ky moment opozita nuk njeh Institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës

Bardhi: Nga ky moment opozita nuk njeh Institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka qënë i pranishëm tek komisariati nr.6. aty ku ndodhen të shoqëruar Klevis Balliu dhe disa protestes të tjerë. Bardhi fillimisht nuk është lejuar të hyjë brenda ambjenteve të komisariatit pasi ka patur tentativa për të hyrë edhe nga banorët.

Në një deklaratë për mediat Bardhi ka thënë ndër të tjera se nga ky moment opozita nuk njeh Institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës.

“Drejtori i Policisë së Tiranës me urdhër politik të Edi Ramës tenton të intimidojë qytetarët në shkelje flagrante të ligjit. Janë duke fabrikuar prova dhe fakte me urdhër politik të Edi Ramës për të mbajtur katër qytetarë të pafajshëm, mes tyre deputetin e opozitës Klevis Balliu të shoqëruar në polici. I bëj thirrje të drejtpërdrejt Ministrit të Brendshëm. Mos guxo të provokosh popullin opozita. Përgjegjësia do të jetë mbi Ministrin e Brendshëm sepse ne nga ky momentin nuk e njohim më institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës. Është një kriminel, që paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, për të luftuar krimin, ndërkohë që i ka shpallur luftë qytetarëve. Të jetë i sigurt që luftën që i ka shpallur qytetarëve do ta marrë mbrapsht.Nga ky moment, opozita nuk njeh Institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës. Është një kriminel në krye të Policisë së Shtetit. Nuk njohim Institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës dhe do të marrë përgjigjen e merituar personale dhe ligjore nga qytetarët.” ka deklaruar Bardhi.