Austri, “skateboard” në natyrë. Spektakël sportiv në pyll

Austri, “skateboard” në natyrë. Spektakël sportiv në pyll

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Disa prej sportistëve më të mirë të “skateboard”-it u bënë protagonistë të një spektakli sportiv në natyrë, pikërisht në një park në rrethinat e Vjenës në Austri.

Ata kryen veprime spektakolare në një ambient plot pengesa, disa prej të cilave duke shfaqur të gjithë aftësitë e tyre dhe duke treguar se përse janë më të mirët në këtë disiplinë sportive.

Të pranishëm në këtë eveniment të veçantë të quajtur “Wheels on Wood” ishin kanadezi Ryan Decenzo i shoqëruar nga Gustavo Ribeiro, Giovanni Vianna, Luiz Francisco, Yoshi Tanenbaum dhe Mauro Iglesias. Decenzo që është bërë sportist profesionist i “skateboardi” në 2010, hyri në botën e XGames në 2011 duke fituar edhe medaljen e artë në evenimentin Game of Sk8, ndërkohë që ka fituar edhe një medalje të argjendtë në Real Street.

Kanadezi tregon se nuk ishte i sigurtë për atë që e priste kur mësoi për herë të parë për këtë projekt, duke qenë se në pyll nuk ka pjesë të asfalta, por që në fund duket se rezultoi një projekt shumë argëtues për të. Top Channel