Asnjëherë mos e përdorni telefonin përgjatë blerjeve

Asnjëherë mos e përdorni telefonin përgjatë blerjeve

May 7, 2019 0 By VloraLajme

Që të gjithë kemi përjetuar momentin kur shkojmë në shoping për të blerë diçka të caktuar dhe harrojmë objektivin tonë. Ky zakon mund të jetë krejt si rezultat i telefonit tuaj, sipas ekspertëve. Hulumtimet tregojnë se blerësit të cilët bisedojnë, kontrollojnë e-mail-ët apo dëgjojnë muzikë nga telefoni i tyre, ndërsa blejnë gjësende, mund të shpërqëndrohen lehtë. Dhe efekti vazhdon edhe nëse e përdorni telefonin vetëm në gjysmë të rrugës për në dyqan, tregon një studim.

Në shumicën e rasteve në studim, përdorimi i telefonit në mënyrë të konsiderueshme çoi në një ‘shpërqendrim të madh’ dhe blerje më të paplanifikuara. Kësisoj, hulumtuesit po rekomandojnë të gjithë që të shmangin telefonat përgjatë blerjes së gjësendeve, qofshin ato ushqimore apo diçka tjetër.