Vidhnin energjinë, e pësojnë 5 biznesmenë në Durrës dhe Shkodër

Vidhnin energjinë, e pësojnë 5 biznesmenë në Durrës dhe Shkodër

August 6, 2018 0 By VloraLajme

Dy persona janë shpallur në kërkim ndërsa ndaj tre të tjerëve, pronarë hotelesh e restorantesh, kanë nisur hetimet pasi janë gjetur në shkelje të ligjit duke vjedhur energjinë elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, thotë se nga kontrollet e fundit në terren në qytetet e Durrësit dhe Shkodrës, janë zbuluar 5 raste të vjedhjes në mënyrë flagrante të energjisë elektrike nga subjekte private, biznese kryesisht hoteleri, restorant, bar kafe, etj.

Referuar kontratave, abonentët janë: Arian F, Kudret G, Martin H, Sherife B dhe Sanije H.

OSHEE njofton se dy prej tyre janë shpallur në kërkim në çastin e konstatimit të vjedhjes së energjisë elektrike, në prani të oficerëve të Policisë së Shtetit dhe të Hetimit.

Forma e vjedhjes ishte manipulimi i matësit, furnizim me energji elektrike pa pasur kontrate me OSHEE si dhe rilidhje të paligjshme të energjisë për ndërprerjes si debitorë.

Në përfundim, OSHEE bën një apel: “Beteja ndaj abuzuesve të energjisë elektrike është e përbashkët, prandaj OSHEE u bën thirrje te gjithëve të bashkëpunojnë duke denoncuar vjedhjen dhe korrupsionin ndaj abonentëve dhe punonjësve, kushdoqoftë ai/ajo përmes numrit call center 04 227 4141, postës elektronike ankesajuaj@oshee.al dhe kujdesi_abonetit@oshee.al, përmes aplikacionit OSHEE Mobile (ku mund të dërgoni foto/video), si dhe përmes kanalit te dedikuar në faqen zyrtare www.oshee.al”.