Flet dëshmitari i shpërthimit: Pashë vdekjen me sy, njerëzit binin, makinat përplaseshin…!

Flet dëshmitari i shpërthimit: Pashë vdekjen me sy, njerëzit binin, makinat përplaseshin…!

August 6, 2018 0 By VloraLajme

Pas shpërthimit tragjik në autostradën e Bolonjës, ku të paktën 66 të plagosur dhe dy të vdekur numërohen, kanë folur edhe dëshmitarët e parë. Ka qenë Yassine Chentouibi, i cili së bashku me vëllain e tij ndodheshin në makinë në momentin e “Apokalipsit”.

“Kam parë  vdekjen me sy, më djeg i gjithë trupi. Kur pashë flakët, vrapova për të dalë nga mbikalimi. Pastaj pashë karabinierët duke u larguar nga makina, por unë u sëmura pas shpërthimit. Ndjeva trupin tim të djegur, njerëzit rrëzoheshin, makinat përplaseshin. Kam flluska në këmbë, në krahët e mi, në qafë. Gjithçka më djeg”,  tha Yassine, i cili po mjekohet në spital.