Durrës! Gruaja e policit gjendet e vdekur me plumb në kokë

Durrës! Gruaja e policit gjendet e vdekur me plumb në kokë

August 6, 2018 0 By VloraLajme

Një 47-vjeçare, bashkëshorte e një efektivi policie në qytetin e Durrësit, ka gjetur vdekjen pas një plumbi që ka marrë në kokë.

Policia thotë se nga hetimet e para që janë kryer, dyshohet se kemi të bëjmë me vetëvrasje, megjithatë, hetimet e mëtejshme do të hedhin dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

Policia gjeti të pajetë gruan 47-vjeçare me inicialet M.Hajdari, e cila ishte qëlluar me armë zjarri brenda në banesën e saj në lagjen Nr.7 në Durrës

“Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.

Paraprakisht dyshohet që krimi të jetë bërë me armën e shërbimit të bashkëshortit të së ndjerës.

Policia ka marrë në pyetje personat që e kanë gjetur të parët të pajetë gruan 47-vjeçare, të cilët janë familjarë të saj, ndërsa nuk përjashtohet as pista që gruaja të jetë vrarë.

Efektivi Sherif Hajdari mësohet se shërben në Portin Detar të Durrësit.