Arrestohet i riu në Fier me doza kanabisi, dhe çifte në shtëpi

Arrestohet i riu në Fier me doza kanabisi, dhe çifte në shtëpi

August 6, 2018 0 By VloraLajme

18-vjeçari u arrestua nga policia e Fierit pasi ju gjetën në banesë drogë dhe armë pa lejen e autoriteteve.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë M.Berberaj, banues në Patos.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 30 dozash Cannabis Sativa, si dhe një armë gjahu pa leje.

Materialet procedurale policia thotë se i kaloi pranë Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.