Zjarri shkrumbon shtëpinë gjatë natës, familja shpëton…

Zjarri shkrumbon shtëpinë gjatë natës, familja shpëton…

August 5, 2018 0 By VloraLajme

Eshtë shkrumbuar nga flakët gjatë natës një banesë në Përrenjas dhe fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar.

Por si shkak i zjarrit, një familje ka mbetur në qiell të hapur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në fshatin Rrajcë Fushë në Përrenjas.

Tashmë familja e 56-vjeçarit me inicialet N. Ç., ka ngelur pa strehë, pasi gjithçka u shkrumbua, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga shkëndijë elektrike.

Ndërkohë edhe vet familjarët nuk pretendojnë që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.

Loading…