Vlorë lëvizte në qytet me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë nga policia

Vlorë lëvizte në qytet me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë nga policia

August 5, 2018 0 By VloraLajme
Vlorë Lëvizte në qytet me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve me precedentë penale dhe ata të cilët posedojnë armë zjarri pa leje kanë kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit: S.K., 17 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap nga shërbimet policore në lagjen ”Pavarsia 2”, duke lëvizur me një armë zjarri pistoletë, pa leje. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim shitje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.