Një person humb jetën teksa peshkonte në lumin Erzen

Një person humb jetën teksa peshkonte në lumin Erzen

August 5, 2018 0 By VloraLajme

Një person ka humbur jetën teksa ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Erzen në Shijak.

Mësohet se viktima është Arben Qose, 50 vjeç.

Viktima ka qenë duke peshkuar me kosh të lidhur me energjinë elektrike, ndërsa dyshohet që të jetë bërë shkak ndonjë takim elektrik që i ka marrë jetën.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.