Musaka me presh – Nga gatimet speciale të traditës

Musaka me presh – Nga gatimet speciale të traditës

August 4, 2018 0 By VloraLajme

Kuzhina shqiptare është e pasur në receta e gatime speciale për çdo perime.

Gjellë e supa të shijshme, tava të ndryshme furre etj, i ofrojnë shije të mrekullueshme tryezës në çdo stinë.

E tillë është edhe receta e përgatitjes së musakasë me presh.

Një traditë e vjetër e kuzhinës shqiptare, që thuhet se ndikimin e ka nga kuzhina e vendeve të Lindjes.

Pavarësisht se musakaja tipike është ajo e njohur gjerësisht e përgatitur me patate, ka dhe shumë receta të tjera të përgatitjes së musakasë siç është ajo me presh, me patëllxhanë apo edhe kunguj.

AgroWeb.org sjell më poshtë recetën e përgatitjes së musakasë me presh, një gatim special, tejet i shijshëm ideal për një vakt të plotë dreke.

Përgatitja e Musakasë Me Presh

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë për 4-5 persona)

1.5 kg presh

2 filxhanë kafeje me vaj ulliri

200-300 gr mish të grirë

2 kokrra qepë

1 lugë gjelle salcë domatesh

2 gjethe dafine

Kripë

Piper

Majdanoz

Për salcën beshamel 

3 lugë gjelle miell

2 lugë gjelle gjalpë të freskët

2 deri 3 gota qumësht

2 kokrra vezë

3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë

Kripë

Përgatitja

Për kimën: Për përgatitjen e kimës kaurdisen qepët e grira imët me mish të grirë, hidhet salcë domatesh, kripë, piper dhe dafinë.

Për beshamelën: Në tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur. Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme. Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni. Shtoni kripën sipas dëshirës si dhe djathin kaçkavall të grirë.

Përgatitja e Musakasë

Si fillim preshi pastrohet me ujë të rrjedhshëm, gjethet e sipërme preferohet që të hiqen.

Pritet në copa të pjerrëta me gjatësi 3-4 centimetra.

Më pas, skuqen lehtë u hidhet pak kripë dhe ndahen në dy pjesë.

Gjysma e tyre shtrohet në një tavë ku më parë kemi shtuar vaj ulliri dhe galetë (bukë e thekur e thërrmuar imët).

Sipër tyre hidhet një shtresë me kimë  dhe mbulohet me pjesën tjetër të preshve.

Sipër i hidhet salca beshamel, e cila sheshohet në të gjithë sipërfaqen e tavës me ndihmën e një luge të lyer me qumësht.

Më pas, tava vedoset në furrë përreth 30-40 minuta./AgroWeb.org