Aulon Naçi falenderon të gjithë pjesëmarsit  që ishin prezent në koncertin recital me krijimet e tij

Aulon Naçi falenderon të gjithë pjesëmarsit që ishin prezent në koncertin recital me krijimet e tij

August 4, 2018 0 By VloraLajme

Faleminderit të gjithë atyre që më mbështetën dhe që ishin prezent në koncertin recital me krijimet e mia: “Tinguj jete mes tokës dhe detit” “Suoni di vita tra terra e mare” Faleminderit Konsulles së Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë, znj Luana Alita Micheli, dhe kryetarit të Bashkisë Z. Dritan Leli për mbështetjen dhe vlerësimin, gjithashtu falenderoj entet lokale dhe private : Drkk, Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Celim, etj. Falenderoj miqtë special dhe pse të padukshëm por që më përkrahin dhe mbështesin në çdo moment. Faleminderit solistëve: Elton Balla, Igli Tuga, Dejon Bendaj, Nina Muho, Enrico Tricarico, Mirjan Sulovari, Vendim Kapaj ( Mjeshtër i Madh) si dhe instrumentisteve të orkestrës të cilët me seriozitet dhe përkushtim siç artistët dinë të jenë i dhanë ngjyra krijimeve të mia. Faleminderit dirigjentit spanjoll Ricardo Casero për impenjimin dhe rezultatin final. Falemdinderit Julian Bleta Joni Mahilaj Neritan Mehmetaj Anila TotoEnea Jusiald Xhanidhe të gjithë ata që dhanë kontributin me kohën e tyre të vyer. 🎹🎹🎹🎼🎼🎼🎼🎼

Loading…

Programi dhe koment mbi veprat nga Anila Toto

Unë linda i vogël në botën e madhe
i madh unë linda në botën e vogël.
Herë pas here lodrat mu bënë male
Herë pas here malet mu bënë lodër.

Në këndin e shpirtit në majen me te larte
Fshihem kur ndihem një djale i vogël,
Pastaj une hesht dhe vetëm nis prapë
T’u ngjitem maleve… e kjo s’është më lodër!

1- Girasole / Lule dielli

Dikur, shtrire ne nje fushe me Lule te verdha shihnim qiellin duke menduar kush do te gjente i pari kurajon per te puthur tjetrin.
Sipas historise se lulediellit, ajo e ka emrin keshtu sepse i mban syte gjithmone nga dielli eka kaq shume nevoje per te… si une , kur kthej koken drejt teje e digjem neper zjarret e tua.

3-La voce del silenzio perduto/ Zëri i heshtjes së humbur

Më në fund kupton se të gjitha janë fjalë
E fillon ti rrallosh fjalët deri në heshtje.
Pastaj në heshtje qartësohesh dalëngadalë
Derisa arrin në thelb, në vete …

Ekziston nje substance e panjohur brenda nesh,.. Heshtja ku nuk arrijme kurre te kuptojme perse humbasim diku ku nuk perkasim, cfare beme gabim dhe cfare do te na shpetonte shpirtrat tane te mbytur deri ne gryke nga ndienjat dhe mendimet.
Ky abstrakt dhe kufijte e nderit dhe dinjitetit brenda meje me permbajne forca te medha te brendshme, abstrakte qe brenda meje aresyeja kufizohet ne vetedije e une mesoj te hesht perseri e te humbas ne nje bote imagjinare ku fshihen realitet…

Pastaj heshtëm
siç bëjnë të gjallët…
Kur shuhen ndjenjat
e s’mjaftojnë fjalët

2- Poseidon

Ende edhe sot Zotat nuk jane te qete. Deti nuk eshte i qete, , Qielli nuk eshte i qete.. Oh c’stuhi te medha pushtojne boten, erera te forta, zjarre, shira te rrembyeshem… dhe ne te dy !
E dashur, shpesh une ndihem nje poseidon me ty, e bota qendron ne fuqine time, ne detin tim, ne qiellin tim, fuqite e mia mbinjerezore behen stuhi e stuhite e mia mbrojne ty, sirena ime nga cdo gje e keqe ne kete bote. Ti me thua se bota po digjet?!

Atje ku ujrat bashkohen të gjitha
dhe koha humbet rrugën e kthimit
rri ulur mbi shkëmb ai, perëndia
e bluan mes dallgesh muzikën e zgjimit

Mbi mjekër koralet zhurmojnë dritëagu
Mbi vetull një yll rrëshqet mbi vokale
Mbi gjunjë djeg valën triana përflakur
E tutje horizontit një dritë zë valle…

3. Supplica a mia madre/ Lutje nënës

Nene me shih ne sy e bukura ime, drita ime e mengjesit, ngrohtesia dhe paqja.
Çfarë do ti nënë? Pse fsheh aq dashuri e adhurim…
Unë jam si ty, jam me ty, jam për ty!
Rri pak këtu me mua … dua të vendos pak kokën në prehërin tënd të butë, mbi këmbët e tua të lodhura nga ecja…, nga hapat pa fund për të më bërë të lumtur., për të më ndjekur pas në çdo ëndërr, për tëmë treguar rrugën…
Ja… Këtu dua të fle pak, u lodha nënë larg teje ndihem bosh e bota s’ka ngrohtësinë tënde, brishtësinë tënde, sytë e tu …plot dhimbje e dashuri , lëkurën tënde të butë… zërin tënd të ëmbël…Oh,,, Më ler të fle …Mos ik, mos vdis nënë… rri me mua ..Mos me ler vetem ! Mos me ler nene e dashur, e dashura nena ime !

Oh…nënë!
Mi jep ti puth ato duar të urta
Ato rrudha që krijoi heshtja
Më çmend kur flet me atë zë të butë
Sikur të dhimbset jeta.

Më ler të mundem të të kërkoj falje
Për të gjitha dhimbjet që të kam shkaktuar
Oh …nënë… legjenda ime e madhe
Që shpirtin më ke pushtuar !

4- Mare meum

Unë jetoj né një lagje të qetë.
Pak më tej rri deti! E kemi pranuar tashmë ekzistencën e njeri-tjetrit dhe rrijmë në pozicionet tona pa cenuar njëri -tjetrin.. Ështê e çuditshme afria jonë, pranimi dhe largimi në heshtje seicili në botën e tij.
Si gjithë gjërat e mëdha që nuk vijnë kurrë pranë nesh, por na thërrasin të shkojmë drejt tyre! Sa do të doja tê zhytesha prap! I ftohti ka hyrë në palcë dhe duart i shtrêngoj fort në xhepat e mi, por tundimi është i madh…
Nuk iki dot ! Nuk rri dot! Dallgë mê turren çuditshëm si egërsira të frikshme, krijohen situata të pakëndshme, një dallgë e madhe më mbulon … E di det… Do edhe ti të më pushtosh !

Kam mbetur e vetme në bregun e detit…
e ai kujton se më gënjen shkelqimi.
Mua më çmend si i përkasim njëri-tjetrit
Edhe vala që shkumon nga tërbimi !

7-Quite a tempesta/ Qetësi dhe Stuhi

Ndonjehere… grindem me detin ku stuhitë arrijnë kulmin e tyre, e pres…pres si rritet e bymehet, si nis dallga shkatërron dallgen, përplasen plot kurajo e forcë i drejtohen shkëmbinjve përplasen fuqishëm e duke shkumëzuar e mua më vijnë mijëra pikla e stërkala më të mëdha, fryn erë, bie shi i rrembyer , thua se zoti po matet me mua … marrin prej meje frymë e shpërndahen përseri mbi det si për ti dhënë frymë nga frymime, jetë nga jeta ime …

Oh…det i madhërishëm i viseve të mia…
Më përplas pa mëshirë në shkëmbinjtë e bregut
Nuk na trëmb dhimbja e aq më pak stuhia
Jemi rritur nëpër brigje e për dallgë jemi të etur.

Edhe dije, zhytemi pa frikë se do te mbytemi
Sepse na njohin tellësitë e delfinët gjithashtu
Me kurajon e bregasve pa varka do të nisemi
Sepse për hir të së vërtetës ne kemi gjakun blu!

8- Milonga

Milogna
Degjoni si bien trumpetat.. Natyra fal gezim dhe mbijetese ne krijesat e saj, hareja dhe gezimi i jetes, ngjyrat me te bukura, ekzistencen.Natyra,është e mrekullueshme dhe perfekte ne paperfeksionin e saj, ajo realizon tek krijesat imitimin e tipareve me te bukura,reagime sjelljesh te fuqishme, force është burim drite dhe energjie, është sinfoni, pa te cilën jeta njerëzore nuk do të egzistonte! …
Më jep një krijesë ti thurr nje histori muzikore, me jep nje forme te krijoj nje enderr si ajo që krijojmë çdo ditë pa e ditur se ç’do të hasim, pa qënë të përgatitur në ekzistencën tonë por me deshiren me te bukur per te jetuar !

Po të mbyllësh sytë veç një çast…
E të biesh në një heshtje meditimi,
Pastaj të nisësh mendjen diku larg,
Aty ku nuk të pengon kuptimi.

Do të ndiesh paqen të lirë nëpër vena,
Nëpër trup një butësi të rrallë,
S’do të duash më asnjë gjë nga jeta,
Mjafton që të jesh ende gjallë..

9- FOREIGN TOUCH

Kur te afrohem ndiej se dua te te puth lehte, te te marr dhimbjet, te te vjedh heshtjet , te krijoj nje simfoni te bukur ndjenjash brenda teje duke arritur deri ne notat me te embla qe fytin tend te thare prej pritjes, etjes, deshires, pathosit.
Sa i bukur kaçureli mbi ballin tënd te bardhë.Harkohet si ndienjat e mia dhe qëndron si ato pa levizur duke te zbukuruar kaq shumë….
Dua të të prek!
A më kupton? Oh…
.Me ler, sot ndihem i huaj dhe i paqarte e kam brenda meje kaq shume dallge sa …vetem detit mund tia nis ne nje udhetim drejt brigjeve te panjohura per te gjetur nje prekje hyjnore qe me perket vetem mua ! Me ler vetem sot dhe neser do te rikthehem prap si nje femije pas nje aventure naive. Sot…
Vetem sot..

UNE …
Të kam dashur !
Çmendurisht të kam dashur!
Dhe pse dashuritë thonë…
s’rrojnë përjetësisht.
Nuk dihesha fajtore,
as cipëplasur,
largohesha,
e tërboheshim
vetmisë !
Të kam dashur…
Pabesisht të kam dashur!
Si ndryshe mund ti thirret…
Çmendurisë ?!.

10- Lacrime di pioggia/ Lot Shiu

Pik-pik, Pik-Pik…
Një pikë ujë bie mbi fytyrën time, dy, dhe sytë ngrihen lart në qiell, nga vjen drita, uji, errësira…forca dhe dhimbja.
Disa pikla uji bien mbi flokët e mi e ndiej se zoti loz me mua …
Sa shume nevoje kishaper nje mik ne kete cast …
Dy pika shi mbi syte e mi …
Nuk po qaj.
Një shi i madh mbi mua, loja po bëhet e vështire, kam pak frikë, e strukem brenda trupit tim , por ngrihem perseri. Natyra po qan …
Une…
E dua lotin
Hapat e rrëshqitjes së tij.
Dritherimen, në faqet e mia …
E ndiej lotin ..
Tek me psheretin,..
Me zbutet vetmia..
E dua lotin!
Ai më dashuroi..
Me përpiu…Me terboi.

Lotin e dua .
Tek puth me buzet e dhimbjes,
Endrrat..dhe kenget e mia.
E dua..!

Loti lindi për mua ,

This slideshow requires JavaScript.