Arrestohet hajduti i argjendarisë (Emri\Video)

Arrestohet hajduti i argjendarisë (Emri\Video)

August 4, 2018 0 By VloraLajme

Një i ri është prangosur në Tiranë, pasi akuzohet për vjedhjen e një argjendarie të ndodhur në Durrës në 18 prill 2018.

Vihet në pranga autori nga Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës  autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë të një argjendarie  në bulevard kryesor, në vlerën rreth 5.6 milionë lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune hetimore të specializuar dhe bazuar në prova shkencore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së argjendarisë  në bulevard më datë 18.04.2018.

Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë finalizuar operacionin e koduar” Argjendaria”, operacion i ndjekur me metoda speciale ku në një zonë të Tiranës kanë kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin:

Robert Hasmuça 22 vjeç, banues në Tiranë.

Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, vendim numër 216, datë 20 qershor 2018 në ngarkim të Hasmuçës, i cili në bashkëpunim me një person tjetër (vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen numër 4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘vjedhja me dhunë’ në bashkëpunim.