Arrestohen 4 persona në Tiranë, sekuestrohet 67 kg drogë (Emrat)

Arrestohen 4 persona në Tiranë, sekuestrohet 67 kg drogë (Emrat)

August 4, 2018 0 By VloraLajme

Katër persona janë vënë në pranga në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi janë kapur në flagrancë duke trafikuar një sasi prej 67 kilogramësh kanabis sativa.

Burime zyrtare nga policia thanë se arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar ‘Zallmneri’.

Sipas policisë, të arrestuarit janë:

Xhevahir Lusha, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ilirjan Selimi, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ervin Lika, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Besnik Lika, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Zallmneri’ nga Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë numër 5.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohet lëndë narkotike, automjet dhe aparate celularë.

Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë numër 5, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Zallmneri’, arrestuan në flagrancë:

– Xhevahir Lusha, 47 vjeç, banues në Tiranë.

– Ilirjan Selimi, 34 vjeç, banues në Tiranë.

– Ervin Lika, 30 vjeç, banues në Tiranë.

– Besnik Lika, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :

– B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Këta persona në rrugën ‘Teuta’ u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti  tip ‘Golf’.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis

– automjet tip ‘Golf’.

– 3 aparate celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim’.