Aksidentet me vdekje, policia zbarkon në Dibër…

Aksidentet me vdekje, policia zbarkon në Dibër…

August 4, 2018 0 By VloraLajme

Në Dibër dhe në disa qytete të tjera të vendit janë ngritur postoblloqe policie, të cilat sensibilizojnë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të tregohen të kujdesshëm për lëvizjet në rrugë. Shefat e qarkullimit rrugor kërkojnë nga përdoruesit e rrugëve që të shmangin celularin, alkoolin dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Kjo është vetëm një nga pikat e kontrollit të Policisë Rrugore në Dibër. Shërbimet dolën në rrugë pas tre aksidenteve me pasojë vdekjen që ndodhen disa ditë më parë në këtë qark.

Vetë shefat e policisë këshilluan drejtuesit e mjeteve për zbatimin e rregullave sipas kodit rrugor.

Kujdes duhet të tregohet edhe nga këmbësorët, të cilët mbeten viktima nga një dalje e gabuar e tyre në rrugë. Shoferët duhet të shmangin celularët, të mos konsumojnë alkool dhe të përdorin rripin e sigurimit.

Të njëjtin mesazh drejtuesit e qarkullimit rrugor kanë dhënë edhe në qytete të tjera si Lezha, Fieri dhe Vlora. Këto të fundit janë qytete të cilat përballen me trafikun më të rënduar gjatë verës. Policia u bën thirrje të gjithë qyetarëve që të denoncojnë çdo rast të shkeljeve nga ana e drejtuesve të mjeteve.