Aksident në Levan \Tepelenë, makina ka dalë nga rruga duke shkaktuar dy të lënduar

Aksident në Levan \Tepelenë, makina ka dalë nga rruga duke shkaktuar dy të lënduar

August 4, 2018 0 By VloraLajme

Një aksident ka ndodhur në autostradën Levan – Tepelenë në vendin e quajtur Selishtë, ku një makinë ka dalë nga rruga duke shkaktuar dy të lënduar.

Në mjetin tip “Skoda” po udhëtonte një çift, të cilët ishin nisur nga Greqia në drejtim të Tiranës ku banonte drejtuesi i automjetit, i identifikuar si Samir Muçaj. Çifi kthehej në Tiranë për ditën e dasmës, por 31-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në një fushë në anë të autostradës.

Si pasojë e përplasjes gjendja shëndetësore e 31-vjeçarit paraqitet e rëndë nga frakturat e marra në disa pjesë të trupit. E lënduar ka mbetur edhe e fejuara e tij, e cila ka marrë plagë të lehtë.

Nga hetimet paraprake shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë lodhja dhe përgjumja e drejtuesit.