Sarri: Ai është trajneri më i mirë

Sarri: Ai është trajneri më i mirë

August 3, 2018 0 By VloraLajme

Maurizio Sarri, trajneri i Chelsea, ka folur në konferencë për shtyp në prag të Superkupës së Anglisë që skuadra e tij do të luajë kundër Manchester City.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne. Dua të fitoj, sepse është e rëndësishme të fitosh një trofe menjëherë”, ka thënë ish-trajneri i Napoli-t.

“Por në këtë fazë të sezonit është më e rëndësishme paraqitja. Guardiola? Është trajneri më i mirë në botë ose një nga më të mirët”. “Vështirësia më e madhe kundër City-it? Ata punojnë bashkë prej dy vitesh, ndërsa ne kemi filluar dy javë më parë”.