Pema më e lartë në botë, ja përse mbahet sekret vendndodhja e saj

Pema më e lartë në botë, ja përse mbahet sekret vendndodhja e saj

August 3, 2018 0 By VloraLajme

Këtë pemë mund ta shikoni vetëm nga fotot ose nga ndonjë filmim nëse jeni aq me fat.

Është pema më e lartë në botë, me një gjatësi prej 380 feet ose 116 metrash dhe vendndodhja e saj është sekret.

Në mitologjinë greke, Hyperion është një nga dymbëdhjetë Titanët, fëmijët e Tokës dhe të Qiellit. Hyperion përkthehet në “The High One”. Pra, është mjaft e përshtatshme që të marrë edhe titullin si pema më e lartë në botë.

Ka një histori interesante pas Hyperion-it dhe se si ka jetuar kaq gjatë. Teknika “clearcutting” është një prej sekreteve të saj, pasi kjo pemë pastrohet sistematikisht nga gjethet dhe degët e thara, por gjithashtu i hiqen edhe pemët përreth.

Vendndodhja e kësaj peme në fakt mbahet e fshehtë dhe nuk mund të vizitohet nga turistët për shkak të druajtjes se kurioziteti i madh i turistëve mund ta dëmtonte atë.

Pema më e lartë në botë u zbuluar në vitin 2006 nga dy natyralistë që ecnin përgjatë zonës.