Një vit pas “shitjes se shekullit” – Neymar humbësi më i madh

Një vit pas “shitjes se shekullit” – Neymar humbësi më i madh

August 3, 2018 0 By VloraLajme

Një vit ka kaluar, por plagët ende nuk janë shëruar. Saktësisht më datën 3 gusht të vitit 2017, një gjë e pamundshme ndodhi dhe u bë e mundur, ku tifozët e Barcelonës kurrë nuk do të kishin besuar që Paris Saint-Germain do të paguante 222 milionë euro për Neymarin

Tregu i transfereve ndryshojë gjithçka si për LaLigan dhe Ligue 1 dhe futbolli nuk është më i njëjti. Tregu vetvetiu ende është duke i paguar pasojat e kësaj ngjarje, çmimet janë rritur si kurrë më parë.

Një vit më parë, nuk është e qartë kush fitojë, nëse dikush fitojë, të gjitha palët ende presin të arrin atë që u mendua në atë kohë. Barcelona në veçanti u mendua që do të jetë më e prekura nga largimi i yllit të ri por ata prapë e fituan LaLigan.

Kur është në pyetje fluiditeti i skuadrës, megjithatë, klubi katalunas ende nuk është rikuperuar tërësisht nga ikja e yllit të saj të ri. Lojtari i PSG’së, i cili dëshironte që mos të ishte hija e Lionel Messi, ende nuk e ka arsyetuar çmimin.

Neymar njëherë kishte thënë se dëshironte të ishte pasues i Messi pasi ai ta përfundonte rrugëtimin e tij dhe askush si ai nuk do ta plotësonte atë pozitë.

Në vetëm 12 muaj, Barcelona ka shpenzuar 400 milionë euro për lojtarë të ri por askush nuk e ka zëvendësuar atë dhe nuk ka treguar nivelin e lidershipit çfarë e kërkon ky klub. Ousmane Dembele ishte një fiasko në vitin e parë, me lëndime të vazhdueshme dhe Philipe Coutinho, me gjithë aftësinë e pasimit të topave, nuk është Neymar.

Me largimin e Neymar, sulmi i frikshëm Messi, Suares dhe Neymar, të njohur si MSN, u zhduk.

Golat, një pengesë për karrierën e tij

Nga pikë vështrimi i një lojtari, ka disa indikacione që vendimi i Neymar për të shkuar në Paris ishte shpresa e tij që të bëhej lojtari më i mirë në botë e që nuk ishte i saktë.

Madje edhe ish shoku i tij Gerard Pique ja tha këtë publikisht, në një konferencë për shtyp në Ëashington verën e kaluar se ai po jetonte në një teatër me jetë të vërtetë.

“Nëse është për shkak të rolit që ka në skuadër me Messi, besoj se ai nuk duhet të shkoi në Paris; ai do të shkon në një ligë më të vogël dhe shpresoj që ai të këtë sukses ai njëherë ishte kampion”, shpjegoi Pique.

Ky mentalitet dukej i pamundshëm për Neymar në sezonin e tij të parë në Paris.

Një vit më vonë, numri 10 kishte të njëjtin numër të titujve ndërkombëtarë aq sa kishte lënë në Barcelonë, çfarë është me e keqja për një lojtar ambicioz për trofe individual, ai mbeti jashtë garës edhe për Topin e Artë të FIFAs dhe madje nuk shkoj as në gjysmëfinale të Botërorit.

Kjo, për ata të cilët shërbejnë si gjykatës brenda botës se futbollit, ai tashmë nuk konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të mirë në planet.

PSG fitoj por edhe shpenzoi

Duke lënë anash rritjen e jashtëzakonshme të rrogës se Neymar (dhe babait të tij Neymar Sr), i vetmi fitues i identifikuar në tërë këtë ngjarje është PSG.

Madje që nga filimi i dramës se këtij transferi, klubi mbeti fitues brenda ligës, duke krijuar ndryshime të vogla delikate.

Parisianët gjithmonë do të thonë se ishin në gjendje që të largonin nga Barcelona njërin prej yjeve të tyre më të mëdhenj, megjithatë edhe agjencitë e tyre arritën ta kontrollojnë fer play financiar.

Klubi eci në një litar të hollë dhe shumë njerëz dëshironte që ata të dështonin.

Në nivelin sportiv, ata ende nuk kanë korrur frutat që kanë dëshiruar. Braziliani u lëndua në pjesën e dytë të sezonit, madje kur ai ishte gati të luaj, kthimi i tij në zhveshtore shkaktoi tensione.

Por, tani me Kylian Mbappen të çimentuar në një yll të Botërorit në Rusi, qëllimi individual i Neymarit për të qenë më i miri në botë janë limituar shumë, tepër shumë.