Ky është njeriu që furnizonte me armë bandat e Tiranës. Emri

Ky është njeriu që furnizonte me armë bandat e Tiranës. Emri

August 3, 2018 0 By VloraLajme

Dalin në dritë detaje të reja në lidhje me operacionin ‘Baza’ që bëri të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e nj arsenali të vërtete armesh nga policet e komisariatit Nr.6 në Tiranë.

Personi i arrestuar në flagrancë në këtë operacion është Ramazan Alla 64 vjec.

Në vitin 2012 ai ishte kapur nga forcat e rendit sërish për armëmbajtje pa leje.
Në atë kohë ai i dha ryshfet një shefi krimesh në policinë e Tiranës për ti shpëtuar prangave e për këtë efektivi i policisë u arrestua.

Ndërkohe për momentin policia nuk bën të ditura detaj të tjera në lidhje me operacionin e fundit këtë të premte ndërsa mësohet se i arrestuari po merret në pyetje lidhur me klientelën e armëve pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje të rënda.

Ramazan Alla e kishte përshtatur banesën e tij si magazinë për 3 automatik, 3 snajpera, 3 armë sportive si dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme, silenciatorë dhe pjesë armësh zjarri.