Ilda Bejleri tregon më të fundit statusin! E lidhur apo vetëm?

Ilda Bejleri tregon më të fundit statusin! E lidhur apo vetëm?

August 3, 2018 0 By VloraLajme

lda Bejleri ka qenë e ftuara e radhës në emisionin veror “Pushime on Top”, këtë pasdite.

Përveçse zbuloi pak nga të rejat që do e shoqërojnë në sezonin e ri televiziv, ajo nuk i shpëtoi pyetjes për jetën sentimentale. Moderatori e lidhi fillimisht bisedën me kamerdaren në formë unaze të Ildës, duke e pyetur nëse ka një unazë të tillë. “Kam, por ja kam blerë vetes”,-shpjegon shkurt ajo.

Kur vjen puna tek lidhja, pyetjes që përcakton llojin e lidhjes, Ilda i përgjigjet në mënyrë të prerë. “E komplikuar do thoja. Jam shumë mirë me veten. Kaq më mjafton. E komplikuar, sepse, sigurisht, kur një person është i arrirë, në sensin që e di çfarë kërkon, është e vështirë ta gjesh ashtu siç e kërkon dhe ashtu siç ti e dëshiron”,-ka shpjeguar më tej ajo.

Kujtojmë se Ilda është përfolur shpesh për një lidhje me deputetin Klevis Balliu, por asnjëherë nuk është konfirmuar. Edhe kur u tha se dy të rinjtë ishin ndarë, nuk u dha asnjë deklaratë për këtë çështje.