Ibrahimovic: Ata thanë se unë “vdiqa”, por sa gabim ishin

Ibrahimovic: Ata thanë se unë “vdiqa”, por sa gabim ishin

August 3, 2018 0 By VloraLajme

Ata thanë se gjithçka përfundojë. Unë thashë jo: Zlatan Ibrahimovic ka treguar një foto të rëndë pas lëndimit të tij në gju sa ishte në Man United…e ku ai pas një viti ende shënon gola për La Galaxy Zlatan Ibrahimovic ishte në fund të karrierës se ti pasi që ishte thënë se ka një lëndim serioz të gjurit dhe se ai ndoshta nuk do të mund të luante më.

35 vjeçari kishte dëmtuar minuskusin dhe ligamentet në kyçin e gjurit të djathtë në ndeshjen e Europa Ligë në mes të Manchester Untied dhe Anderlechtit në fund të prillit. Ibrahimovi, tani është pjesë e LA Galaxy, për të bërë një operim të domosdoshëm derisa ka treguar shënjat që ka lënë ky lëndim që kërcenoi karrierën e tij.

Sulmuesi veteran ka postuar një fotografi me gjurin e dëmtuar në Instagram dhe ka shkruar: Ata thanë që unë e mbarova karrierën. Unë thashë JO! Ibrahimovic ka pasur një karrierë të ndritur në mbarë Europën duke luajtur për ekipe shumë të forta, por pensionimi për të ende nuk është zgjidhje.

Që nga koha sa ka kaluar në Amerika ai ka shënuar 15 gola në vetëm 17 ndeshje të MLS. “Ata thanë se unë vdiqa, por sa gabim ishin”.