Higuain ka përgjigje për gjithçka: Kam ardhur për të rikthyer Milanin e madh

Higuain ka përgjigje për gjithçka: Kam ardhur për të rikthyer Milanin e madh

August 3, 2018 0 By VloraLajme

Pas vitesh vuajtje, Milani ka edhe një herë një sulmues të nivelit të lartë. Dhe Gonzalo Higuain, i pranishëm në dhomën e konferencës për shtyp, gjatë prezantimit të tij me kuqezinjtë, është i vetëdijshëm për këtë. Këtu më poshtë janë deklaratat e tij të parasi pjesë e klubit me histori të madhe në futbollin italian dhe atë europian:

“Falënderoj klubin për përpjekjen e madhe që ka bërë për të më sjellë këtu. Jam plotësisht i motivuar për projektin që drejtuesit kanë në mendje. Eshtë një sfidë e bukur për mua, shpresoj ta shlyej besimim. E di se vij në një klub me histori të madhe. Ne duam ta kthejmë Milanin e madh përsëri. Leonardo ka ndikuar kaq shumë në ardhjen time. Fjalët e tij më bindën, ishin një nga arsyet kryesore për të ardhur këtu.

Juventusi? Kam vetëm fjalë falënderimi, ishin dy vite të bukura të kaluara atje. Me trajnerin Allegri ka pasur dallime mendimesh, por kjo nuk është ajo, që më ka bindur të vij te Milani. Sfida ime tashmë është që Milani i madh të rikthehet, të fitojë trofe. Numri 9 i fanellës? Nuk është problem, por një burim krenarie. Nuk duhet të bëj asgjë, përveç se t’u tregoj drejtuesve se vepruan drejt me investimin tek unë. I besoj ekipit dhe trajnerit.

Chelsea? I vetmi që më donte atje, në Londër, nuk ishte Sarri, por të gjithë në klub. Ata janë munduar shumë të më bindin. Milanello? Për 12 vjet kam luajtur në Europë dhe Milanello ishte fusha sportive që më ka impresionuar, është ajo që çdo lojtar dëshiron të shohë. Histori, gjelbërim, kalcium i pastër Kjo e bën të veçantë.

A kam keqardhje që nuk munda të luaj me Cristiano Ronaldon te Juventusi? Unë kam luajtur me të te Real Madridi. Nuk kam keqardhje, përkundrazi, jam shumë i lumtur me këtë sfidë të re. Dueli me Icardin për golat në Milano? Kush do të fitojë? Përgjigjia është e qartë, ju tashmë e dini… (qesh)”.

Ndjenja hakmarrjeje kundër Juventusit? Jo, vetëm dashuri e madhe, do të ketë pak emocion. Qëllimi personal është të fitoj me fanellën që mbaj veshur. Kjo është ideja që duhet të kemi si profesionistë. Ylli i skuadrës? Jo, asnjë nuk fiton dot i vetëm. Fitojmë si ekip, të gjithë bashkë, madje edhe ata që vijnë nga stoli. Ne jemi të gjithë të rëndësishëm, kemi një synim, ta kthejmë Milanin e madh përsëri.

A ka diçka, që nuk më pëlqeu në lamtumirën ndaj Juventusit? Ju them disa gjëra: kam fituar dy kampionate, kam pasur një marrëdhënie të mrekullueshme me të gjithë. Klubi ka vendosur që nuk duhet të vazhdoja më atje, por e falënderoj që më lejoi të vija këtu.

Çfarë kam folur me Gattuso? Ajo qëndron mes nesh… Por, edhe ai më bindi që të vij këtu. Kur do të debutoj? Do të vendoset nga Gattuso. Unë dëshiroj të debutoj kundër Real Madridit, jam gati, por vendimi i takon trajnerit. Jam duke u përgatitur për të qenë gati”.

 

Loading…