Gruaja e Calhanoglu: Nuk kam e tradhtuar, Hakan më kërkoi të abortoja!

Gruaja e Calhanoglu: Nuk kam e tradhtuar, Hakan më kërkoi të abortoja!

August 3, 2018 0 By VloraLajme

Përgjigja dhe kundërpërgjigje, si është normale që të ndodhë në sherre. Vetëm se në këtë rast përballja ka ndodhur në rrjetet sociale, ashtu si është normale në ditët tona. Vazhdojë polemikat mes Hakan Calhanoglu dhe bashkëshortes së tij (shpejt do të jetë “ish”) Sinem Gündoğdu.

Të mërkurën futbollisti i Milan bëri të ditur divorcin me një postim në “Instagram”, në të cilin i duk shumë i bindur: “Vendimi është i parevokueshëm sepse diçka e rëndë, e pafalshme, ka ndodhur.”

Në Turqi hodhën menjëherë hipotezën e tradhtisë. Në të vërtetë është Sinem që ka akuzuar bashkëshortin se ka pasur gra të tjera në jetën e tij dhe kjo ka tërbuar numrin 10 të Milan.

Vetën gruaja 23-vjeçare ka postuar këtë mesazh në “Instagram”: “Nuk kam tradhtuar kurrë Hakan, edhe kur ishim të fejuar, edhe gjatë martesës. Nuk ka asnjë fotografi timen me burra të tjerë në internet. Kush ka sy në ballë mund të shohë realitetin, kush dëshiron të ketë relatat të mira me Hakan e sheh të vërtetën ndryshe.”

Por jo vetëm kaq, ajo shtoi: “Jam shtatëzane. E kishim të dy dëshirën për t’u bërë prindër. E mësoi se do të bëhej baba vetëm pasi folëm për divorcin. I thashë se fëmija nuk do të paguajë për gabimet tona dhe duhet të vijë në jetë, edhe pse ai më këshilloi abortin.”

E vërtetë apo jo, Hakan nuk shtoi më asnjë fjalë dhe tha se në gjykatë do të tregonte arsyet e detajuara që e shtynë të divorcohen.”

Loading…